Heqja e reciprocitetit me Serbinë është veprim i gabuar politik 100%, pikërisht ashtu si ishte e gabuar edhe tarifa me 100%. Pasojat do të kuptohen së shpejti edhe nga vet autorët e saj ashtu si u kuptuan dikur vonë edhe për tarifën.
Shkruan: Gani NEZIRI
Ashtu si u ngutën pala e parë për ta vendosur 100%-shin krejt ngjashëm u ngutën pala e dytë për ta hequr atë. Mungoi pjekuria e urtisë politike për vendime të mëdha. Zaten, të gjithë 100%-shat e çdo lloj lëmie e lakmie kanë kuptimin e ekstremeve të skajshme.
Ndërsa në rrafshin politik kanë kuptimin si të papërgjegjshme ose, mungesë e urtisë politike. Nëse e përkthejmë në gjuhën popullore, kuptimi i saj është; “diçka që nxehet shpejt dhe ftohet shpejt”. Dhe si përfundim thonë; “s’ka gjë prej kësaj pune”!
Mbështetur në kufirin e dijes time politike e juridike, të gjitha variantet e kuptimit për heqjen e reciprocitetit me Serbinë (madje, me cilindo shtet tjetër të botës) ka kuptimin e vetëdorëzimit total para tij. Pra, nënkupton pabarazinë.
Ndërkohë që, në politikë gjithmonë duhet të mbizotëroj maksima e interesit reciprok “më njeh-të njoh”.
Absolutisht dakordohem për nevojën e tolerancës politike, por, jo e gjithë ajo tolerancë të jetë mbi barrën e kurrizit tim. Krejt kjo si rrjedhojë “për mirësjellje” ndaj kërkesës së mikut “të përjetshëm” për tolerancë të njëanshme.
Mund edhe të jem i gabuar, por, kujtoj se jo gjithmonë politika e miqve tanë amerikanë vërtetë na detyron që të zbatojmë cilëndo nga kërkesat e tyre. Në rrafshin politik ndodhë shumë herë që pikërisht mikut i shtrohet nevoja e një kërkese publike që praktikisht ai është i pari që nuk ka interes të zbatohet kërkesa e tij. Por, megjithatë duhet ta bëjë, sepse i duhet përball rivalëve. Sepse, miku i jonë bënë politikë globale, brenda së cilës lëshon shtatin dhe rritet ngadalë (por sigurt) Republika e Kosovës dhe perspektiva e re e shqiptarëve. /2LONLINE.com/
/autori është anëtar i Këshillit Drejtues në degën e Gjilanit dhe në Qendër/