Sa i takon mungesës së vitaminës B12, mjekët shprehen se simptomat nuk janë shumë specifike, kështu që pacientët e tyre, në pjesën më të madhe të rasteve nuk e kuptojnë prej vitesh ndoshta se në trupin e tyre ka mungesë të kësaj vitamine.
Simptomat mund të ngatërrohen me sëmundje apo shqetësime të tjera në organizëm. Për të zbuluar këtë gjë ju duhet një analizë gjaku për të parë nivelin e kësaj vitamine. Vitamina B12 njihet edhe me emrin cobalamin.
Ja simptomat më të zakonshme:
– Lodhje dhe mungesë energjie
– Frymëmarrje të shkurtër
– Dhimbje koke
– Probleme me kujtesën apo vështirësi në përqendrim
– Zbehje lëkure
– Probleme me stomakun
– “Miza” në gjymtyrë
– Dobësi muskulore
– Luhatje humori
– Tharje goje
– Tingëllim në vesh
– Vështirësi për të fjetur.