DYLON

Mungesa e Vitaminës A dobëson shikimin

Mungesa e Vitaminës A dobëson shikimin
Avatar photo Elife Sherifi

Vitamina A është aleatja më e madhe e shikimit dhe lëkurës. Ajo siguron përmbajtjen e pigmentit ngjyrues të radopinës dhe iodipsinës të retinës.

Efektet e saj kundër tharjes (lehtëson sekrecionet e mukozës) dhe trashjes (frenon formimin e keratinës, proteinë prezente në qelizat e korneve të siperfaqes), janë ndihma më e çmuar për lëkurën dhe mukozën, të brendshme dhe të jashtme, duke siguruar fleksibilitetin dhe hidratimin.

Vitamina A është e domosdoshme për të gjithë epitelet, nga ku siguron formimin, shërimin dhe stimulimin e ndarjes qelizore. Është vitamina e rritjes që siguron rritjen e peshës dhe kontribuon në zhvillimin e trupit, forcon eshtrat.

EkoHigjiena

Pra, njerëzit që kanë nevojë më së shumti të marrin vitaminë A, janë:

Njerëzit, të cilët nuk janë në gjendje të shohin në erresirë, ose kanë sy të thatë.

Fëmijët që kanë rritje të varfër.

Njerëzit që kanë probleme me lëkurën.

Të gjithë ata që janë nën dietë të ulët të lëkurës ose që kanë përthithje të dobët (qeëvuajnë nga fibroza cistike).

Gjithsesi, mos e teproni në marrjen e vitaminës A si tabletë, sepse mund të jetë toksike.

Mënyra më e shëndetshme është të merret nga frutat dhe perimet, ku nuk ka asnjë lloj efekti negativ.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.