DYLON

Mungesa e standardeve në shërbimet publike problem serioz për bizneset në Kosovë

Mungesa e standardeve në shërbimet publike problem serioz për bizneset në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ulja e cilësisë së shërbimit për konsumatorët është një nga problemet kryesore me të cilat po përballen Operatorët Kabllorë në komuna të ndryshme të Kosovës, u tha në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me përfaqësuesit e Operatorëve Kabllorë Ipko, OrangeNet dhe Kujtesa.

Vendosja e ndriçimit publik në rrugët e qyteteve duke shpërfillë standardet Evropiane, e cila ka si pasojë lirimin e fushës magnetike që po kalon në kabllat e operatorëve kabllorë po ndikon në ulje të cilësisë së shërbimit, gjë që përveç dëmtimit të bizneset njëkohësisht po dëmton edhe konsumatorët, u tha nga përfaqësuesi i IPKO Lavdrim Sadiku. Ai shtoi që edhe pse kanë realizu takime me drejtorin e shërbimeve publike të komunës së Ferizajit, ku u dakorduan që Operatorët Kabllorë të blejnë filterat e nevojshëm, ndërsa vendosja e tyre të bëhet nga kontraktori për ndriçim publik, kjo marrëveshje po bie në ujë pasiqë nuk po respektohet.

Vedat Morina përfaqësues i OrangeNet tha që Operatorët Kabllorë janë duke realizuar veprimtarinë e tyre me humbje si pasojë e problemeve me të cilat po përballen. Ai shtoi që përveç dëmtimit të klientit që vie nga cilësia e dobët e shërbimit, mungesa e tokëzimit gjithashtu po ndikon në dëmtimin e pajisjeve dhe lëndimin e punëtorëve, i cili po konsiderohet si dëmi më i madh.

EkoHigjiena

Përveç komunës së Ferizajit, këtë problem po e hasim edhe në komuna tjera ndër të cilat Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Shtërpca, Kaçaniku etj dhe për të cilat duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm, shtoi përfaqësuesi i Kujtesa, Amir Kransiqi.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi theksoi që Oda do të përkrahë çdo kërkesë e cila ndikon në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, duke shtuar që angazhimi nuk do të mungoj edhe për problemin e adresuar. Krasniqi identifikoi hapat që OAK do të ndërmarr për këtë rast dhe theksoi që beson se suksesi për zgjidhjen e këtij problemi nuk do të mungoj.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe zyrtarja Mirjeta Shala.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.