/2L ONLINE/ – Siç bëjnë të ditur organizatorët, sot në Gjilan me fillim në ora 14:00, në teatrin e qytetit në Gjilan do të mbahet festivali multikultural “Multi-Cult Fest”, i pari i këtij lloji që do të mbahet në rajonin e Gjilanit. Festivali i tillë synon rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe dialogut ndërkulturor ndërmjet të rinjve me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore në komunën e Gjilanit duke u ofruar atyre mundësi për të bashkëvepruar lirisht dhe të komunikojnë përmes artit në një mjedis që nxit besim, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë. Më konkretisht Festivali do të prezantojë gjashtë grupe të të rinjve nga komunitetet: shqiptare, serbe, turke dhe rome, të cilët do të kryejnë valle tradicionale dhe këngë. Për t’u pasuar nga Panairi Kulturor, me ushqim dhe elemente të tjera kulturore të secilit komunitet. “Multi-Kult Fest” është mbështetur nga “Culture for All”, Faza III, dhe implementohet nga OJQ Kand. /2L ONLINE/