DYLON

Muhoci mban “Takimin e Vendlindjes”, Malësia më 3 gusht

Avatar photo Redaksia

Në oborrin e shkollës fillore “Migjeni” në Muhoc të dielën është mbajtur “Takimi i Vendlindjes” në të cilin kanë marrë pjesë dhjetëra vendas, të shpërngulur e mërgimtar nga ky fshat i Malësisë së Bujanocit.

Manifestimi tradicional filloi në orën 15:00 dhe ishte organizuar nga Këshilli Organizues i fshatit Muhoc. Me një program të begat kulturorë u nderuan edhe mërgimtarët që këto ditë po qëndrojnë për pushime në vendlindje, raporton Titulli.

EkoHigjiena

Vlen theksuar se Malësia e Bujanocit para manifestimit të së dielës në Muhoc kishte paralajmëruar edhe një organizim të ngjashëm, në të cilin do të jenë të përfshirë shumë fshatra të këtyre trevave shqiptare.

“Takimet e Vendlindjes Zarbica 2014” është caktuar që të mbahet më 3 gusht, kurse sipas organizatorëve në këtë manifestim do të përfshihen të gjitha fshatrat shqiptare të Malësisë së Bujanocit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.