Muhaxhiri:Pa marrëveshje nuk mund të krijohen institucionet
Nuk është e logjikshme që vendi të shkojë në zgjedhje. PDK të takohet me Bllokun dhe të zgjidhin ngërçin politik. Partitë politike duhet të takohen mes veti që të merren vesh për një koalicion të ri. Kështu thotë analisti Artan Muhaxhiri, sepse ndryshe sipas tij do të imponohet zgjidhje nga jashtë.
“PDKja ka vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i shkon në favor të saj, mirëpo mendoj se Blloku duhet që të bëhet më realist dhe ta pranoj këtë vendim. Ne sot pamë edhe disa deklarata politike që po bëhen për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se Gjykatën Kushtetuese, mund ta kritikoni vetëm me argumente juridike jo me argumente politike sepse vërtetë janë dy kategori të ndryshme. Ndërsa sa i përket vendimit, është absolutisht e qartë se pa një marrëveshje mes Bllokut dhe PDKsë nuk mund të ketë krijim të institucioneve. Mund të vazhdohet kjo qasje ngurruese apo mund të vazhdohet ky hendek mirëpo herëdokurdo partitë politike, liderët politikë dhe Blloku dhe PDKja do të duhet që të ulen dhe të bisedojnë”, tha Muhaxhiri për RTK.
