Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxehri, në një intervistë për Express, drejton gishtin tek njerëz të afërt të Ramush Haradinajt për vrasjen e zyrtarëve të LDK-së pas lufte.
Ai thotë se rrethi i Kryetarit të AA-së vrau Tahir Zemajn, Sebahate Tolajn, Isuf Haklajn…
Muhahxheri ka thënë se AAK është përgjegjës për vrasjen e njerëzve të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova
“Po krejt stafi dhe krejt njerëzit e dinë që strukturat e tyre (AAK) janë përgjegjës. Disa prej tyre janë në burg, disa ndoshta janë edhe jashtë burgut, por kjo gjë është e ditur që disa struktura e dinë që këta janë përgjegjës. Tash po më sulmojnë mua dhe ka tylifarë njerëzish po ndërlidhen tash disa njerëz të cilët i kam përmendur në atë intervistë”.
I pyetur se vrasja e Tahir Zemajt a është pjesë e këtij konteksti, Muhaxheri ka thënë se “ajo dhe shumë të tjera, por tashti me këtë punë duhet të merret prokuroria. Por, dyshimet dhe vërtetimet kanë qenë që edhe Sebahate Tolaj, edhe Isuf Haklaj dhe shumë njerëz të tjerë janë vrarë nga njerëz të AAK-së në këto struktura”.
Muhaxheri është shprehur optimist se më 1 dhjetor do të delë fitues në Pejë pasi që sipas tij, në të gjitha sondazhet ai është duke prirë që të jetë i pari i Pjesës. (ORAinfo)