Muhamet Ajrullahu, pronar i A.R. Katana, i dëshmuar për solidaritet e humanizëm dhuron një shtëpi të re, mbi 100 m², me 3 ari truall
Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar nga donatori A.R.Katana një shtëpi të re, me sipërfaqe mbi 100 m² dhe me 3 ari truall, në një lagje të re në Gjilan. Kjo shtëpi do t’i dhurohet nga Sindikata një zyrtari policor në Gjilan, në mbështetje të zyrtarit policor dhe familjes së tij, transmeton 2LONLINE.com.
Në një ceremoni simbolike është bërë edhe dorëzimi i çelësave të shtëpisë, duke shënuar përmbylljen e këtij projekti dhe një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira të jetesës për familjen përfituese.
“Ky projekt është rezultat i angazhimit sindikal dhe i bashkëpunimit konkret në mbështetje të anëtarësisë, duke dëshmuar se solidariteti dhe përgjegjësia sindikale marrin kuptim përmes veprave konkrete”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, transmeton 2LONLINE.com.
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh mirënjohje për donatorin A.R. Katana për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtij projekti.
“Angazhimi ynë vazhdon, në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së zyrtarëve policorë dhe familjeve të tyre”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/
