DYLON

Muhamed Ismajli dhuroi 5 mijë e 500 euro për jetimët e Gjilanit

Muhamed Ismajli dhuroi 5 mijë e 500 euro për jetimët e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Muhamed Ismajli, i cili jeton dhe vepron përkohësisht në Zvicër, ka dhuruar 5 mijë e 500 euro nga kursimet e tij për 110 familje me jetimë të Komunës së Gjilanit.

Agim Hyseni, sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit ka bërë me dije se nuk është hera e parë që Muhamedi në muajin Ramazan i ndihmon familjet në nevojë, e në veçanti jetimët e komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Këtë traditë ai e ka vazhduar qe disa vite me radhë në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti” në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Lusim Zotin e Madhërishëm që ta shpërblejë për  punën e tij të mirë në dynja e ahiret!”, është lutur Hyseni. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.