DYLON

“Muaji Rozë”, nis me një ligjëratë informuese në QKMF

“Muaji Rozë”, nis me një ligjëratë informuese në QKMF
Avatar photo Redaksia

“Sot shënuam fillimin e Muajit Rozë me një ligjëratë informuese në QKMF, në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Hyseni ka thënë se bashkë me qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, diskutuan mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe edukimit për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

EkoHigjiena

“Faleminderit të gjithëve që iu bashkuan kësaj nisme të rëndësishme për shëndetin e grave. Jemi bashkë me të gjitha gratë dhe familjet që po kalojnë nëpër këtë periudhë të vështirë”, ka thënë Hyseni. 

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se në fillim të aktiviteteve të Tetorit Rozë, janë mbledhur për një kauzë që prek të gjithëve,  shëndetin e grave dhe ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.  

Sipas saj ky muaj na kujton se kujdesi për shëndetin nuk është vetëm detyrim personal, por edhe përgjegjësi shoqërore.

“Gjatë dy viteve të fundit, me angazhimin e përbashkët, kemi sjellë mamografin falas në qytetin tonë dhe kemi mundësuar që shumë gra e vajza nga Gjilani dhe Anamorava të bëjnë kontrolle, duke zbuluar raste në kohë dhe duke parandaluar sëmundje të rënda”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja, shtoi se ky është shembulli më i mirë se si kujdesi i hershëm shpëton jetë.

“Prandaj, sot nuk jemi këtu vetëm për të folur, por për të vepruar. Të inkurajojmë çdo nënë, motër, vajzë e mike të bëjë kontrollin e rregullt. Të qëndrojmë pranë njëra-tjetrës dhe të japim mbështetje aty ku ka nevojë. Falënderim i veçantë për mjekët dhe motrat medicinale që me profesionalizëm e përkushtim janë çdo ditë pranë pacientëve tanë”, tha Morina Bunjaku.

Ajo theksoi se pa ju, ky mision nuk do të ishte i mundur. Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Le ta kthejmë këtë muaj në një mesazh të fuqishëm se bashkë mund të bëjmë ndryshimin.

Ramize Ahmeti Ibrahimi, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka folur rreth synimeve për rritjen e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Ajo ka treguar edhe për kontrollat e numrin e trajtuarave  nga punonjësit e QKMF-së dhe masat e ndërmarra.

Derisa tregoi se gjatë gjithë muajit do të zhvillohen ligjërata, takime me komunitetin, shpërndarje materialesh informuese dhe marshi sensibilizues në qytet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.