DYLON

Muaji Mërgimtarëve, gjilanasit argëtohen deri pas mesnate me muzikë rock dhe popullore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në një atmosferë impozante, me një interesim të paparë të qytetarëve të Gjilanit, është mbajtur mbrëmë gala koncerti rock-popullore, aktivitetet ky në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, i cili organizohet nën përkujdesjen e të parit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dhënë edhe një epitet Gjilanit për këtë ngjarje: qytet i rock’ut dhe muzikës popullore.

EkoHigjiena

“Gjilani, qendër edhe e rock’ut dhe muzikës popullore. Sonte performuan këngëtarë gjilanas edhe nga mërgata. Vërtetë atmosferë brilante. Gjilani i gjilanasve”, ka shkruar Haziri.

Ndërkohë, në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve sot në ora 10:00 nis panairi regjional “Gjilani 2016”, i cili mbahet për dy ditë me radhë.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.