DYLON

Muaji i Bashkatdhetarëve në Gjilan nis të premten me koncertin e reperit Duda

Muaji i Bashkatdhetarëve në Gjilan nis të premten me koncertin e reperit Duda
Avatar photo Redaksia

Muaji i Bashkatdhetarëve, i cili është futur në kalendarin e aktiviteteve me iniciativë të kryetarit, Lutfi Haziri, fillon të premten me koncertin e reperit të njohur gjilanas që jeton në Londër, Burim Osmani – Duda.

Lajmin e ka bërë të ditur sot kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë një konferece për gazetarë.

“Duda e nis Muajin e Bashkatdhetarëve të premten. Gjatë këtyre dy muajve, do të ftohen të gjithë artistët dhe kontribuesit nga sporti, kultura dhe nga bizneset që të jenë pjesë e aktiviteteve, ku përfshihet edhe dita e ekspozimit të veturave të gjilanasve që jetojnë në Europë, “Auto Show”. Kurrizi kryesor i aktiviteteve është boshti kulturor dhe artistik, që përfshinë organizimin e shfaqjeve teatrale, filmave shqip, filmave për fëmijë, i mbrëmjeve argëtuese”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka bërë të ditur se Muaji i Bashkatdhetarëve përmbyllet në fund të gushit me koncertin e madh të rokerit të njohur gjilanas që jeton në Gjermani, Naser Berisha.

Ndryshe, Haziri konfirmoi se përmbyllja e shënimit të “Ditëve të Lirisë” bëhet të mërkurën në ora 10:00, me një ceremoni të shpërndarjes së mirënjohjeve për studentët e Gjilanit, të cilët po shkëlqejnë në botë me rezultate kulminante.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.