DYLON

MSh prezanton para donatorëve hapat e parë në reformën shëndetësore

Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë sot në Gjilan po mbahet takimi koordinues me komunitetin e donatorëve ndërkombëtarë në shëndetësi. Në këtë takim, që pason takimin e mbajtur në korrik të këtij viti kur u bë prezantimi i Kornizës logjike të veprimeve që dalin nga Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2015-2020 dhe Plani i Veprimit të këtyre veprimeve, akterët e përfshirë në reformën shëndetësore kanë dhënë vizionin e tyre lidhur me arritjen e objektivave të parapara në reformën shëndetësore.

Ministri Imet Rrahmani tha se ekzistojnë tri parakushte për zhvillim e reformës: vizoni i qartë, korniza politike që promovon dhe avokohet nga Qeveria dhe vullneti politik për të implementuar ndryshimet. “Të tre këto elemente trasojnë rrugën për zhvillimin e reformës shëndetësore, duke e ditur edhe faktin se Qeveria e Kosovës, për herë të parë është duke e trajtuar shëndetësisë si prioritet dhe e ka futur atë në mesin e pesë prioriteteve të saj”, tha Ministri Rrahmani.

EkoHigjiena

Ministri ka folur edhe për riorganizimin e roleve të reja në shëndetësi, funksionalizimin e Odave të profesionistëve shëndetësor, zhvillimin e strategjisë sektoriale të bazuar në rezultatet si qasje e re në zbatimin e kësaj strategjie, duke matur arritjen me rezultate konkrete. “Janë përcaktuar edhe indikatorët e qartë që Strategjia të mos mbetet në dokument në sirtarët shëndetësor, por të jetë një dokument i zbatueshëm”.

Korniza logjike e veprimeve, tha ai, do të shërbejë si instrument për të matur zbatimin e strategjisë bashkë me Planin e Veprimit që do të jetë udhërrëfyes për përgatitjen e planeve te departamenteve dhe gjithë institucioneve shëndetësore.

Ministri Rrahmani, gjithashtu, ka prezantuar edhe punën e deritanishme të Ministrisë, duke falënderuar të gjithë që kanë kontribuar në zhvillimin e këtyre dokumenteve, në veçanti komunitetin e donatorëve për kontributin e dhënë, me qëllimin që qytetarëve të vendit, t’u sigurohen shërbime shëndetësore më cilësore.

Kryesuesi i komunitetit të donatorëve në shëndetësi, Pierre Weber tha se takimi është i rëndësishëm për të shqyrtuar planet e detajuara dhe si proces ka marrë në konsideratë edhe komentet e komunitetit të donatorëve.

Ai tha se procesi ka qenë mjaft i mirë dhe do të ofrojë më shumë mundësi që dokumentet të jenë sa më të mira dhe t’i shërbejnë reformës shëndetësore. Dokumentet e detajuara janë prezantuar nga këshilltari politik i Ministrit Rrahmani, Dr. Ramadan Halimi, që ka theksuar se reforma synon që sistemin ta kthejë nga një sistem i shërbimit, në sistemi të preventimit.
Me diskutime në këtë takim kanë kontribuar edhe përfaqësues të komunitetit të donatorëve, drejtues të institucioneve shëndetësore të vendit.

Bashkëpunimi me komunitetin e donatorëve në shëndetësi do të vazhdojë me takime të rregullta për të matur progresin në aktvitetet e parapara në dokumentet e prezantuara nga MSh-ja sot.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.