DYLON

MSh organizoi punëtori në nivel ekspertësh për sigurimet shëndetësore në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dje dhe sot në Prishtinë u mbajt punëtoria me temën: “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë”, në të cilën ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, kanë shprehur pikëpamjet dhe ndarë përvojat e tyre lidhur me implementimin e skemës së sigurimeve shëndetësore.

Duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë punëtori, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka folur për përgatitjet që deri më tash janë bërë nga ana e MSh-së lidhur me skemën e sigurimeve shëndetësore në Kosovë.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se pas miratimit të Rregullores së Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë; themelimit të Këshillit Përgatitor për themelimin e Fondit, hartimit të Udhëzimit Administrativ për mbledhjen e premiumeve; përcaktimit të listës së shërbimeve jo-spitalore dhe atyre spitalore, MSh pret që në pjesën e dytë të vitit të fillohet me mbledhjen e kontributeve sikur e parasheh ligji..

Lidhur me përvojat sllovene dhe ato ndërkombëtare në fushën e sigurimeve shëndetësore ka folur ish-Ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Slloveni, dr. Dorjan Marushiq; për përvojat austriake ka folur eksperti Rudolf Linzati, ndërkohë që këshilltari i Ministrit Imet Rrahmani për Sigurime Shëndetësore, Husein Reka, ka treguar përvojat e tij në implementimin e skemës së sigurimeve shëndetësore në Katar për vendosjen e transparencës në mbrojtjen shëndetësore.

Për statusin aktual të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë, rezultatet dhe sfidat si dhe statusin e projekteve të Teknologjisë Informative, kanë folur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nga Agjensioni i Financimit të Shëndetësisë dhe Departamenti i Sistemit të Informimit Shëndetësor.

Në ditën e dytë të konferencës, është punuar në grupe në draft -Planin e aksionit do të ndërmirren në drejtim të fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe funksionalizimit të skemës së sigurimeve shëndetësore në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.