DYLON

MSh: Nuk rrezikohet vaksinimi i rregullt i fëmijëve në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Lidhur me disa informata në media rreth furnizimit me vaksina nga Programi i Zgjeruar i Imunizimit, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informojë opinionin se, përveç një mungese të shkurtër të vaksinës Pantavax që është e kontraktuar dhe në proces të sigurimit, dhe që nuk e çrregullon orarin vjetor të vaksinimit të fëmijëve, ekzistojnë të gjitha llojet e vaksinave të tjera nga Programi i Zgjeruar i Imunizimit në Kosovë.
Planifikimi i ardhjes së vaksinave bëhet në bazë të nevojave dhe sasive të vaksinave në stok.

Duke e njohur rëndësinë e madhe të vaksinimit, MSh ka deponuar mjetet e nevojshme për sigurimin e vaksinave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 qysh në fund të vitit të kaluar dhe pjesa tjetër e mjeteve për të mbuluar tërë vitin 2016 me vaksina është deponuar para një muaji.

EkoHigjiena

Mungesa e shkurtër e vaksinës Pentavax, sipas ekspertëve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nuk paraqet problem, sepse fëmijëve kosovarë nuk u rrezikohet vaksinimi i rregullt sipas orarit vjetor ( me që flitet për vaksina që merren brenda vitit kalendarik), dhe jo si vaksina sezonale.

MSH dhe IKSHP njoftojnë se ekipet e vaksinimit, jo vetëm tani, por në vazhdimësi, kur prindërit nuk i sjellin fëmijët për vaksinim, i thërrasin ata në telefon për t’ua përkujtuar orarin e vaksinimit të rregullt të fëmijëve të tyre, ndërkohë që janë shumë të kënaqura që vërehet një vetëdijesim kaq i lartë nga ana e prindërve për vaksinimin e fëmijëve, që ka rezultuar me shkallë të lartë të vaksinimit të fëmijëve në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.