DYLON

MSh mbështet me projektet hulumtues për shëndetin e fëmijëve

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku i shoqëruar nga U.D. Sekreatri i Përgjithshëm i MSH-së, Ardian Mehmetaj, priti në takim znj. Aicha Mokdahi, Drejtoreshë Ekzekutive të Fondit ESSILOR nga Franca, e cila paraqiti projekt-propozimin për hulumtimin e shëndetit të fëmijëve nëpër shkollat e Kosovës.

Zëvendësministri Sadiku pasi ka njoftuar znj. Mokdahi për gjendjen e sistemit shëndetësorë të vendit, aktivitetet të cilat janë përfunduar në kohët e fundit në shëndetësi, ka paraqitur nevojat në fushën e shëndetësisë të cilat janë të parapara të përmbushen në bazë të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021.

EkoHigjiena

Ai ka falënderuar znj. Mokbahi për gatishmërinë e Fondacionit për të ndihmuar Kosovën me projekte të cilat kanë qëllimin ruajtjen dhe promovimin e shëndetit të qytetarëve, në këtë rast të fëmijëve.

Zëvendësministri Sadiku dhe znj. Mokdahi janë pajtuar për inicimin e procedurave për të realizuar projektin në fjalë, ko do të duhet të jetë e përfshirë edhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ngase projekti do të realizohet kryesisht nëpër shkolla, me fokus në vendet rurale ku qasja e mjekut është më e kufizuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.