DYLON

MSh lejon testimet diagnostike të shpejta për detektimin e antigjeneve të SARS COV 2 në Kujdesin Parësor Shëndetësor

MSh lejon testimet diagnostike të shpejta për detektimin e antigjeneve të SARS COV 2 në Kujdesin Parësor Shëndetësor
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nënshkroi sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2020-Kujdesi Parësor Shëndetësor, me të cilin përcaktohen institucionet publike të KPSh, standardet e organizimit, funksionimi, veprimtaritë, shërbimet shëndetësore si dhe kuadrot profesionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në KPSh, si pjesë e sistemit unik shëndetësor në Republikën e Kosovës.

E veçanta e këtij udhëzimi është se më këtë plotësim ndryshim, institucioneve shëndetësore publike të Kujdesit Parësor Shëndetësor, në kuadër të shërbimeve laboratorike u mundësohet kryerja e testeve diagnostike rapide (të shpejta) për detektimin e antigjenit për SARS COV-2. (diagnostikimin e COVID-19).

Kjo nënkupton se krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar më herët në institucionet publike të KPSh-së, tash e tutje mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV./2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.