Virusi Ebola, përveç Afrikës Perëndimore, është përhapur edhe në Evropë. Ndaj këtij virusi vdekjeprurës vendi ynë ende nuk ka marrë masat e duhura mbrojtëse. Megjithëse po thuhet se ky virus nuk e rrezikon Kosovën, një gjë të tillë po e mohon Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Nëse dikush thotë se Kosova nuk mund të preket apo se nuk mund të rrezikohet nga virusi Ebola (siç pe dëgjoj vazhdimisht ka keqinterpretohet në media) nuk ua transmeton të vërtetën. Kosova është e rrezikuar nga ky virus aq sa edhe shtetet e tjera të rajonit”, është shprehur Hoti.
“Masat e ndërmarra mbrojtëse janë standarde dhe në përputhje me situatën epidemiologjike, ndërsa asnjë vend në rajon e as në Evropë, sa kam unë informata, nuk ka aplikuar masa të izolimit të rreptë apo ndonjë lloj karantine në aeroporte. Kujdesi është i domosdoshëm, udhëtimet në vendet e Afrikës Perëndimore të prekuara nga Virusi Ebola rekomandohet të shmangen! Për panik nuk ka nevojë, për kujdes PO!”, ka thënë zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti.