DYLON

MSH: Klinika e Radiologjisë pajiset me aparaturën moderne CT 128

MSH: Klinika e Radiologjisë pajiset me aparaturën moderne CT 128
Avatar photo Redaksia

Sot, Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, së bashku me Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, nënkolonelin Ryan Conley dhe drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, morën pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pajisjes CT 128, të dhuruar nga Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kjo pajisje mundëson shërbime cilësore radiologjike, duke përfshirë diagnostikim të saktë, skanim të shpejtë me më pak se një minutë rrezatim, vizualizim të detajuar, imazhe 3D dhe skanim të arterieve koronare.

EkoHigjiena

Në sektorin publik, ky shërbim ka një çmim prej 20 euro, apo 130 euro më pak se në sektorin privat.

“Falënderojmë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë donacion dhe përkrahjen për shëndetin publik në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.