DYLON

MSh ka siguruar serume të mjaftueshme kundër kafshimit të gjarprit

MSh ka siguruar serume të mjaftueshme kundër  kafshimit të gjarprit
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 50 serume kundër kafshimit të gjarprit-SAV, si donacion të cilat gjatë ditës pritet të zhdoganohen, prej të cilave 40 pritet t’i ndahen SHSKUK-së, ndërkohë që të premten do të nënshkruhet kontrata edhe për blerjen e 50 serumeve të tjera për nevoja të institucioneve shëndetësore.

Gjithashtu, MSh informon publikun se më 15 maj SHSKUK-së i janë dorëzuar tre (3) ampulla serume -SAV kundër kafshimit të gjarprit, derisa Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka në stok  edhe pesë ampulla serum SAV.

Duke marrë parasysh këto fakte, MSh konsideron se qytetarët e vendit kanë nevojë të kujdesen për të mos iu ekspozuar rrezikut të kafshimeve nga gjarpinjtë, por jo të shqetësohen për mungesë serumesh, me që tashmë janë siguruar sasi të mjaftueshme për këtë vit, e me gjasë edhe për vitin që vjen.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.