DYLON

MSh e përkushtuar për zhvillimin e Mjekësisë familjare në bashkëpunim me Kolegjin Mbretëror të Britanisë së Madhe

MSh e përkushtuar për zhvillimin e Mjekësisë familjare në bashkëpunim me Kolegjin Mbretëror të  Britanisë së Madhe
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, priti sot në takim ekspertë të Mjekësisë Familjare nga Kolegji Mbretëror i Britanisë së Madhe, të cilët njëherësh janë edhe mbikëqyrës të programit specialistik të Mjekësisë Familjare në Kosovë, ku u bisedua për rrjedhën e këtij programi.

Ministri Rrahmani pasi i njoftoi ekspertët britanik për të arriturat e MSh-së në fusha të ndryshme të përgjegjësive që i mbulon, potencoi fokusin e MSh-së në mbështetje të edukimit të vazhduar të mjekëve familjarë me programin specialistik, që për qëllim ka ngritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve familjarë respektivisht ngritjen e cilësisë së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Ai shprehu falënderimin e tij për Kolegjin Mbretëror të Britanisë së Madhe, “për angazhimin e ekspertëve të Mjekësisë Familjare, që po ndihmojnë që kjo fushë të zhvillohet sipas standardeve të larta edhe në Kosovë”.

EkoHigjiena

Ekspertët britanik kanë njoftuar Ministrin Rrahmani për ecurinë e programit të cilin e vlerësuan të dobishëm dhe mjaft të rëndësishëm dhe siç thanë ata “ zhvillimi i Mjekësisë Familjare, është mënyra më e mirë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarit dhe që ka një kosto shumë më të ulët financiare të mbrojtjes shëndetësore”.

Në takim u bë e ditur se në muajin shtator të këtij viti në Kosovë, do të organizohet një Konferencë ndërkombëtare, ku do të prezantohen dobitë e zhvillimit të Mjekësisë Familjare me qëllim të vetëdijesimit të popullatës në përgjithësi.

Programi Specialistik i Mjekësisë Familjare në Kosovë është akredituar nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm i Britanisë së Madhe (MRCGP).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.