DYLON

MSh e OBSh diskutojnë për projekte bashkëpunimi në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot në takim ekspert të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Elke Jakubowski Këshilltare e lartë, Zyra e OBSH Rajonale për Evropën dhe Dr. Neville Calleja, konsulent i OBSh-së, të shoqëruar nga Dr. Ardita Tahirukaj zyrtare e OBSh-së në Kosovë, me të cilët biseduan për bashkëpunimin midis OBSh-së dhe MSh-së në kuadër të reformës në shëndetësi.

Zëvendësministri Sadiku ka falënderuar Zyrën e OBSh-së për mbështetjen e vazhduar që po jep për shëndetësinë në Kosovë.

EkoHigjiena

Ai i ka njoftuar ekspertët, me gjendjen momentale të shëndetësisë në Kosovë si dhe me hapat që janë ndërmarrë nga MSh-ja në zbatimin e strategjisë bazuar në reformën e shëndetësisë.

“MSh është e interesuar që shtyjë para projektet prioritare të parapara edhe në strategjinë sektoriale të shëndetësisë të cilat lidhen direkt me reformën në shëndetësi, për zbatimin e të cilave përkrahja nga OBSh është më se e nevojshme”, ka thënë Zëvendësministri Sadiku.

Ekspertët e OBSH-së, kanë njoftuar se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë është për të ndihmuar MSh-në, në vlerësimin e gjendjes aktuale të zbatimit të reformës në strategjinë e shëndetësisë dhe të ofrojë rekomandime për të përshpejtuar më tej zbatimin e kësaj strategjie.

Derisa, ata e kanë vlerësuar partneritetin e mirë deri tani me MSh-në, duke theksuar se mbështetja do të vazhdojë edhe më tej për Kosovën në trajtimin e çështjeve shëndetësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.