DYLON

MSh diskuton me UNICEF-in e OBSH-në për forcimin e konceptit të Mjekësisë Familjare

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmai priti sot në takim Zëvendësshefin e Zyrës ë UNICEF-it në Kosovë, z. James Mugaju dhe konsulenten ndërsektoriale nga Zyra Regjionale e UNICEF-it, dr. Bettina Schwethelm, të shoqëruar nga zyrtarët vendorë në UNICEF e OBSH, dr. Agron Gashi e dr. Sami Uka.
Në këtë takim përveç vlerësimit që i është bërë konferencës “Përmirësimi i Mirëqenies së Nënës dhe Fëmijëve në Kosovë përmes Shërbimeve të Vizitave Shtëpiake”, mbajtur një ditë më parë në Gjilan, është biseduar për procesin e koordinimit midis partnerëve për forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë nën lidershipin e MSh-ë; përforcimin e vizitave shtëpiake dhe vet konceptit të Mjekësisë Familjare në Kosovë, përkatësisht integrimin e këtyre shërbimeve brenda këtij koncepti; kostimin e shërbimeve të vizitave shtëpiake dhe rritjen e performancës në Kujdesin Parësor Shëndetësor përmes motivimit të punonjësve shëndetësor.

Ministri Rrahmani ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë të MSh-ë me Zyrën e UNICEF-it dhe OBSH-ë në Kosovë, duke vlerësuar se përmes projekteve të përbashkëta dhe të koordinuara që para së gjithash forcojnë kapacitetin e Kujdesit Parësor Shëndetësor, MSh-ja po synon që të gjithë akterët në sektorin shëndetësor t’i bëjë pjesë aktive të reformës shëndetësore.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.