DYLON

MSh diskuton me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi për zhvillimet në shëndetësi

Komisionin Parlamentar për Shëndetësi
Avatar photo Redaksia

Me iniciativë të tij, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, priti sot në një takim informues në MSh anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani i njoftoi ata me zhvillimet aktuale në shëndetësi, hapat e ndërmarrë për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, plotësimin e legjislacionit aktual dhe tema të tjera me interes nga shëndetësia.

Nga MSh është kërkuar mbështetja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit, për realizimin e hapave legjislativ që lidhen me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në takim, janë diskutuar edhe tema të tjera lidhur me punësimin e specialistëve dhe kategorive të tjera të profesionistëve në shëndetësi; çështje që lidhen me Inspektoratin Shëndetësor dhe të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.