Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës sot i dhuroi shtatë vetura për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës IKSHPK.
Veturat të cilat ju dhuruan IKSHPK-së, do të shërbejnë për të rritur efikasitetin e punës në teren të Qendrës së Ujit të këtij institucioni.
Me rastin e dorëzimit të këtyre autoambulancave Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha se MSh po punon me përkushtim të madh në përmbushjen e kërkesave në nevojat e institucioneve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ruajtjen dhe promovimin e jetës së shëndetshme për qytetarët e vendit.
Dhurimi i veturave për Qendrën e Ujit pranë IKSHPK-së, është plotësim i rekomandimit nga Raporti i Progresit të Bashkimit Evropian, që kjo qendër të kompletohet me pajisje të nevojshme, dhe tashmë ne presim punë dhe rezultate të mira në funksionin të përgjegjësisë që ka kjo Qendër”, tha Ministri Rrahmani.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që MSh po i jep IKSHPK-së, e cila po reflekton drejtpërdrejtë në përmbushjen e objektivave të institucionit të cilin e udhëheq ai, duke shtuar se “me dhurimin e shtatë veturave, të gjitha pikat e qendrës së ujit do mbulohen me përcjellje të vazhdueshme në vlerësimin e kualitetit të ujit për pije”.