DYLON

MSH dhe UNFPA diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim znj. Doina Bologa, përfaqësuese e UNFPA-së për Bosnjën dhe Hercegovinën, e gjithashtu edhe drejtoreshë për Serbi, ish -Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe për Kosovë, të shoqëruar nga drejtuesja e kësaj zyre në Prishtinë, dr. Visare Mujko-Nimani, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e MSh-së me këtë agjencion të Kombeve të Bashkuara në fushën e shëndetësisë.

Ministri Rrahmani falënderoi znj. Bologa për kontributin që UNFPA ka dhënë për Kosovën në fushën e shëndetit riprodhues, përkrahjen në procesin e hartimit të udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike si dhe në zbatimin e pilot projektit për skriningut të kancerit cervikal që po zhvillohet në komunën e Prishtinës.

EkoHigjiena

Nga ana e saj, znj. Bologa, e cila ka shërbyer në Kosovë prej 2008-2012 në kuadër të agjensioneve të KB, tha se kjo organizatë është në përmbyllje të projektit të përbashkët bashkë me OBSh-në dhe UNICEF-it në fushën e shëndetit riprodhues dhe pas evaluimit që do t’i bëhet këtij projekti, do të vazhdohet me bashkëpunim, që më shumë do të jetë i fokusuar në fushën e përkrahjes teknike për ngritjen e kapaciteteve vendore dhe të avokimit.

Ajo shprehu kënaqësinë që përkundër zvogëlimi të fondeve të organizatave të KB në shëndetësinë e Kosovës, impakti është rritur në fushat ku është kontribuar dhe kjo tha ajo, falë edhe angazhimit të Ministrisë.

Ministri Rrahmani dhe znj. Bologa shprehën gatishmërinë që midis MSh-së dhe UNFPA-së edhe në të ardhmen, të ketë një bashkëpunim reciprok, në interes të përmirësimit të indikatorëve shëndetësor në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.