DYLON

MSh dhe ShSKUK diskutojnë për të arriturat në shëndetësi, sfidat dhe hapat e mëtutjeshëm

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka kryesuar takimin e mbajtur sot, mes MSh-së dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ShSKUK, ku është biseduar për të arriturat në shëndetësi, sfidat dhe hapat e mëtutjeshëm.

Ministri Rrahmani ka njoftuar të pranishmit për zhvillimet e fundit në kuadër të reformës shëndetësore në përgjithësi, me theks të veçantë për Sigurimet Shëndetësore, Sistemin e Informimit Shëndetësor dhe për fillimin e ri-licencimit të profesionistëve shëndetësorë.

EkoHigjiena

Ai tha se është punuar me një përkushtim të madh në çdo projekt të planifikuar, fokusi më i madh ka qenë në Sistemin e Informimit Shëndetësorë SISh, Sigurimet Shëndetësore dhe krahas tyre në programin e ri-licencimit të mjekëve, dhe është filluar të ri-licencohen mjekët të cilët i plotësojnë parakushtet, sipas kritereve të përcaktuara nga ekspertët për këtë çështje.

“Pilot-projekti i SISh është duke u zhvilluar me sukses në komunën e Prishtinës, dhe MSh është duke punuar intenzivisht për të bërë të mundur shtrirjen e rrjetit të SISh në tërë territorin e Kosovës dhe të vihet në funksion të plotë”, tha Ministri Rrahmani, duke shtuar se nga 1 janari i vitit 2017 do të fillojë edhe mbledhja e premiumeve shëndetësore dhe për këtë proces MSh ka qenë e gatshme kaherë, po për shkak të përgjegjësive të institucioneve të tjera është shtyrë për këtë datë.

“Nga Qershori i këtij viti, MSH ka bartur kompetencat për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional dhe çështjet etike te Odat e profesionistëve shëndetësor (përveq Odës së Mjekëve) derisa, procesin e ri-licencimit do të zhvillojnë së bashku MSH dhe Odat”, tha Ministri Rrahmani.

Ndërsa, për procesin e rilicencimit ka bërë një prezantim dr. Zejdush Tahiri, i cili tha se rilicencimi i profesionistëve shëndetësorë i ka tri faza; në fazën e parë –rilicencohen profesionistët shëndetësorë që kanë 100 pikë akredituese, dhe afati është deri në qershor të 2017; faza e dytë – profesionistëve shëndetësorë që nuk kanë arritur ti mbledhin këto pikë do të ju mundësohen trajnime shtesë dhe faza e tretë – profesionistëve shëndetësorë që edhe pas këtyre trajnimeve të ofruara me programe të ndryshme, nuk do të mbledhin pikët e nevojshme akredituese do ju nënshtrohen provimit profesional për t’u ri-licencuar.

Në takim pasi është bërë prezantimi i të arriturave në fushën e shëndetësisë, duke i vënë në theks edhe sfidat me të cilat është përballur MSh, pati edhe diskutime nga të pranishmit.

Me këtë rast u bë thirrje për rritjen e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit në mes institucioneve relevante, me qëllim që projektet që janë në proces e sipër të përmbyllen me sukses.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.