DYLON

MSh dhe Komiteti Drejtues vlerësojnë rezultatet e “Projektit mbështetës për shëndetësinë” të Qeverisë italiane

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku kryesoi sot takimin e Komitetit Drejtues të “Projektit mbështetës për shëndetësinë në Kosovë” që zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjensioni Italian për Zhvillim dhe Bashkëpunim, të cilët analizuan Raportin e progresit 2015/2016 të këtij projekti.
Ky projekt adreson çështje që lidhen me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë, ndërsa fokusi i tij ka qenë shfrytëzimi i grantit mbështetës të Qeverisë së Italisë për funksionalizimin e shërbimit të Kardikoirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare, fuqizimin e resursve shëndetësore dhe luftimin e infeksioneve brenda spitalore.

Zëvendësministri Sadiku ka falënderuar autoritetet italiane për mbështetje në fillimin e punës në Kardiokirurgji që nisi në tetor të vitit të kaluar dhe angazhimet që ky shërbim shumë i rëndësishëm në Kosovë të jetë funksional.

EkoHigjiena

Ai ka theksuar se në pesë muajt ë fundit në këtë klinikë janë kryer mbi 73 operacione nga një ekip i profesionistëve shëndetësor vendor në përbërje të dy kardiokirurgëve, anesteziologëve dhe infermierët.

Falë edhe mbështetejes së projektit mbështetës për shëndetësinë, ky shërbim ofron shërbime njëzet e katër orëshe duke rritur numrin e shërbimeve, ndërkohë që vëllimi i punës është rritur edhe në shërbimin e kardiologjisë invazive për të cilin shërbim, MSh është duke punuar që të ofrohen shërbime të plotë, duke u ndihmuar edhe me një fond të veçantë (për kardiologji invazive dhe kardiokirurgji) për blerjen e materialit shpenzues për këto dy shërbime.

Në këtë takim është miratuar Raporti i progresit 2015/2016 dhe janë këmbyen ide të ndryshme rreth realizimit sa më të mirë të tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.