DYLON

MSh dhe JICA bashkëpunim në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Sekretari i përgjithshëm i Ministrinë së Shëndetësisë Dr. Gani Shabani me zyrtarë të MSh-së, pritën sot një delegacion të Agjensionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA. Takimi kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë me theks të veçantë në investime në projekte të infrastrukturës.
Sekretari i Përgjithshëm ju shprehu mirëseardhjen në Republikën e Kosovës delegacionit nga Japonia respektivisht Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar, duke shprehur falënderim, që në kuadër të vizitës së tyre kanë zgjedhur të vizitojnë Ministrinë e Shëndetësisë për të diskutuar për projektet e infrastrukturës dhe për asistencën teknike që mund të ofrohen.

Ai tha se kontributi i Japonisë në ndërtimin e objekteve shëndetësore në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, prej përfundimit të luftës e deri me sot, është për tu çmuar.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e JICA gjithashtu u njoftuan për situatën aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe procesin e reformave në shëndetësi.

Përfaqësuesit e JICA njoftuan përfaqësuesit e MSH për mundësit e mbështetjes të këtyre projekteve si dhe vazhdimin e asistencës teknike për sektorin e shëndetësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.