DYLON

MSH, ATK, BQK dhe Thesari kanë mbajtur punëtori për harmonizimin e hapave për premiumet shëndetësore

Avatar photo Redaksia

Me qëllim të hartimit të proceseve biznesore për Sistemin e Informimit Shëndetësor për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Agjensioni i Financimit të Shëndetësisë ka mbajtur punëtori me pjesëmarrje edhe të zyrtarëvë të Administratës Tatimore të Kosovës, Bankës Qendrore të Kosovës dhe zyrtarëvë të Thesarit, në të cilën është hartuar struktura e procesve biznizore të nevojshme për fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore.
Në këtë punëtori, zyrtarët e institucioneve që janë pjesë e procesit të mbledhjes së premiumeve (kontributeve) për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, kanë diskutuar, propozuar dhe dizajnuar hapat që duhet ndërmarrë para se të fillohet me mbledhjen e kontributeve.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka vlerësuar se koordinimi midis të gjithë të përfshirve në këtë proces është i rëndësisë së veçantë, ndërkohë që ka theksuar se përkundër pritjeve të mëdha, mbledhja e kontributeve do të fillojë vetëm atëherë kur të jenë harmonizuar të gjitha punët, për të garantuar proces të suksesshëm. “Presioni është i madh për shkak të pritjeve të mëdha që kanë krijuar, por ne duhet të jemi të kujdesshëm që skema e sigurimeve shëndetësore të fillojë atëherë kur garantohet qëndrueshmëri dhe sukses”, tha Ministri Rrahmani.

EkoHigjiena

Në këtë punëtori, është përgatitur edhe një draft- platoformë midis MSh-së dhe ATK-së për komunikimin, përkatësisht informimin paraprak dhe me kohë të publikut për premiumet shëndetësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.