DYLON

Msc. Skender Berisha propozon hapjen dhe vazhdimin e rrugës “qorre” që gjendet pranë ShFMU “Thimi Mitko”

Msc. Skender Berisha propozon hapjen dhe vazhdimin e rrugës “qorre” që gjendet pranë ShFMU “Thimi Mitko”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i PD-së dega në Gjilan, njëherit bartës i listës në këto zgjedhje lokale, ka premtuar se do të shtyjë përpara procedurat që rruga e cila gjendet pranë ShFMU “Thimi Mitko” të vazhdojë më tutje duke u bërë e shfrytëzueshme për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, sidomos do t’i ndihmonte nxënësit për ardhje-vajtje më të lehtë, dhe prindërve për qasje më të lehtë në shkollë. 

Kjo rrugë, cila është rrugë qorre, duhet të vazhdojë më tutje, të kryhen procedurat e shpronësimit, dhe rruga të lidhet me pjesën tjetër të qytetit, respektivisht me lagjen e njohur tashmë si Kamniku. 

EkoHigjiena

Kjo rrugë do t’a ndihmonte komunikacionin, do të ndihmonte hyrje daljet e nxënësve në këtë shkollë, si dhe do të evitohej tej mase rreziku i cili u kanoset për qdo nxënësve të kësaj shkolle. Gjithashtu, prindërit që për qdo ditë dërgojnë dhe marrin fëmijët e tyre në këtë shkollë, do t’u krijohej një hapësirë që të presin pranë shkollës me veturat e tyre. 

Procedurat e ndjekjes së këtij projekti do t’i realizonte Komuna e Gjilanit, duke marrë për bazë idenë dhe qëllimin e mirë që ka ky propozim. 

Prandaj Votoni kandidatët që punojnë dhe propozojnë në të mirë të qytetarëve. 

Voto # 142 Partia e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.