DYLON

Mrika Krasniqi Shala – Zhvillimi i bujqësisë dhe agro-industrisë – Prioritet për të ardhmen tonë

Mrika Krasniqi Shala – Zhvillimi i bujqësisë dhe agro-industrisë – Prioritet për të ardhmen tonë
Avatar photo Redaksia

/Mrika Krasniqi Shala/

Si kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), angazhimi im i veçantë do të jetë zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe agro-industrisë, si dy shtylla kryesore të ekonomisë sonë lokale.

Bashkë me fermerët, bizneset dhe institucionet komunale, do të punoj që:

●Të investohet në sisteme moderne të ujitjes dhe mekanizim bujqësor, në mënyrë që puna e fermerëve tanë të jetë më e lehtë, më produktive dhe më konkurruese.

 ●Të krijohen pika grumbulluese për prodhimet bujqësore, ku fermerët do të kenë kushte më të mira për shitje, ruajtje dhe shpërndarje të produkteve të tyre.

●Të nxitet industria përpunuese, veçanërisht në fushën e produkteve ushqimore, atyre bio dhe tradicionale, duke hapur kështu vende të reja pune dhe duke i dhënë vlerë të shtuar prodhimit vendor.

Unë besoj se përmes këtyre hapave, bujqësia jonë nuk do të mbetet vetëm traditë, por do të kthehet në motor të zhvillimit ekonomik, mirëqenies sociale dhe identitetit tonë kulturor.

Voto 191 PDK

Voto nr 6 Mrika Krasniqi Shala – Kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.