DYLON

Mrika Krasniqi Shala tregon angazhimet e saja që do t’i ketë si asambleiste

Mrika Krasniqi Shala tregon angazhimet e saja që do t’i ketë si asambleiste
Avatar photo Redaksia

Unë, Mrika Krasniqi Shala, si kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit, nga Partia Demokratike e Kosovës në listën fitues, kam vullnetin dhe përkushtimin që të jap kontributin tim për zhvillimin e qytetit tonë.

● Do të punoj për përmirësimin e infrastrukturës në qytet dhe fshatra, që çdo familje të ketë rrugë të rregulluara, ujë të pastër dhe kushte më të mira jetese.

● Do të angazhohem për shëndetësi primare cilësore, me shërbime të shpejta dhe të afërta për qytetarët tanë.

● Do të jem zë i fuqishëm për bujqësinë dhe bizneset lokale, duke i mbështetur fermerët dhe sipërmarrësit që gjenerojnë vende pune dhe gjallërojnë ekonominë.

●Do të punoj që diaspora jonë të bëhet partner zhvillimor, duke kthyer remitancat në investime konkrete.

● Do të jem gjithmonë zë i gruas dhe familjes, sepse pa barazi dhe përfaqësim të drejtë nuk ka zhvillim të vërtetë.

Besimi juaj është forca ime.

Me numrin 6 në listën e PDK-së, së bashku ndërtojmë një Gjilan modern, funksional dhe të zhvilluar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.