DYLON

Mrika Krasniqi Shala thotë se do të angazhohet për ta ndërruar gjendjen e mjerueshme të lumit Stanishorka

Mrika Krasniqi Shala thotë se do të angazhohet për ta ndërruar gjendjen e mjerueshme të lumit Stanishorka
Avatar photo Redaksia

Mrika Krasniqi Shala, e cila synon që në zgjedhjet e tetorit të fitojë ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka bërë me dije se ndër angazhimet e saja të para do të jetë edhe ajo që ka të bëjë me lumin Stanishorka, në të cilën urgjentisht duhet ndërhyrë për ta bërë një hapësirë të denjë për qytetarët përskaj

Ajo, veçanërisht iu është drejtuar qytetarëve që jetojnë në afërsi, duke thënë se po që se merr besimin do të angazhohet qysh në muajt e parë që kjo pjesë e degraduar të merr pamje krejtësisht tjetër e të jetë e denjë për qytetarët përskaj,

EkoHigjiena

“Ju siguroj se asnjë kryetar dhe asnjë qeverisje komunale nuk do ta ketë votën time, nëse nuk plotësohen kërkesat e këtyre banorëve për këtë çështje. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin që meritojmë. Dhe, ky lum nuk do të jetë në ketë gjendje siç është tani”, thotë Mrika Krasniqi Shala, e cila në zgjedhjet e tetorit do të jetë në listën e kandidatëve të PDK-së në garë për Kuvendin Komunal.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.