DYLON

Mrika Krasniqi Shala: Punësimi i të rinjve dhe grave, prioritet në Kuvendin Komunal

Mrika Krasniqi Shala: Punësimi i të rinjve dhe grave, prioritet në Kuvendin Komunal
Avatar photo Redaksia

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së, Mrika Krasniqi Shala, ka theksuar se punësimi i të rinjve dhe grave do të jetë një ndër prioritetet e saj kryesore.

Ajo u shpreh se shumë të rinj të shkolluar e të aftë, si dhe shumë gra me potencial të madh, ende nuk po gjejnë hapësirë në tregun e punës.

“Si kuvendare do të angazhohem për mbështetjen e bizneseve lokale, trajnime profesionale dhe politika që hapin vende të reja pune për rininë dhe gratë. E ardhmja e tyre duhet të ndërtohet këtu në Gjilan, jo jashtë vendit”, tha Krasniqi Shala.

Sipas saj, zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i gruas e rinisë janë çelësi i një Gjilani më të qëndrueshëm dhe me shpresë për të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.