DYLON

Mrika Krasniqi Shala: Nuk është prapambeturi të kesh karakter, moral, nder dhe respekt për veten dhe të tjerët

Mrika Krasniqi Shala: Nuk është prapambeturi të kesh karakter, moral, nder dhe respekt për veten dhe të tjerët
Avatar photo Redaksia

Mrika Krasniqi Shala: Nuk është prapambeturi të kesh karakter, moral, nder dhe respekt për veten dhe të tjerët.

Sipas Mrika Krasniqi Shala, njeriu me karakter të fortë, me moral, duke qenë i ndershëm dhe respektueshëm i shtyen gjërat përpara dhe nuk dorëzohet. 

Të gjithë e dijmë se në politikën kosovare përfaqësues të qytetarëve në nivele të ndryshme menaxhuese me këto tipare ka qenë shumë e vakët. Shembull konkret e kemi rastin e kodit civil kur u diskutua në parlamentin e Kosovës.

Qytetarët duhet të kujtojnë kur përfaqsuesit e tyre në parlament fshiheshin dhe rrinin në heshtje në ulëset e parlamentit për një çështje kaq sensitive. 

Duhet të pyeten secili veç e veç për këtë çështje!

Një kod civil që vie në parlament për tu miratuar dhe i cili haptas bënë thirrje për shthurjen e familjes me këto ndryshime imponuese, duke nisur nga shkollat tona me broshura dhe ngacmime duke luajtur me ndjenjat e fëmijëve tanë, dhe më pas me ligj, duke shkuar deri te ndryshimet në emërtime të ashtuquajtura Prindi 1 dhe Prindi 2, emërtime që as kafshëve nuk i bëhen. 

Gjithashtu duhet të jetë publike se asnjëherë nuk është kërkuar nga faktori ndërkombëtar një kod civil i tillë, por nga përfaqësuesit tanë është konsideruar si normale një zhbërje e familjes, duke ngritur dorën dhe mbështetur një iniciativë që qeveria e kishte sjellur në parlament.

Ne si Koalicion premtojmë se asnjëherë nuk do të kalojë ky kod civil nëse ne si Koalicion marrim forcën e votës nga ju me mbështetjen e votës suaj si qytetarë.

Andaj, kërkojmë nga ju, që me 9 shkurt të na mbështesni me votën tuaj, dhe ne si Koalicion të ju përfaqësojmë denjësisht aty ku vendoset e ardhmja jonë e përbashkët.

[  ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129

□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.