DYLON

Mrika Krasniqi Shala: Mos lejoni të iu mashtrojnë me një kafe, e ardhmja juaj është në dorën tuaj

Mrika Krasniqi Shala: Mos lejoni të iu mashtrojnë me një kafe, e ardhmja juaj është në dorën tuaj
Avatar photo Redaksia

Qytetarë të nderuar gjithandej vendit tonë. Ne kur kemi filluar këtë kauzë që në thelb ka familjen dhe shtetin e së drejtës, e kemi vendosur që e gjitha të jetë e shënuar si e bardha në të zezë në programin tonë.

Nuk e kemi menduar se do të provojnë në çdo mënyrë të na mbyllin gojën. Por, ja që e gjitha është paraqitur para jush, në të shkruar dhe në të folur.

Me gjithë atë ne nuk do të ndalemi, sikurse e kemi paraqitur edhe në programin tonë se;

– ne kemi vendosur që të bëjmë parandalimin e çfarëdo nisme ligjore, që do të cënonte statusin ekzistues ligjor të familjes, përfshirë miratimin e Kodit Civil që mundëson krijimin e familjes nga individët e gjinisë së njëjtë; Ligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor që përcakton mundësin e fertilizimit me surrogaci dhe donatorë jashtë çiftit bashkëshortor, të njohur e të panjohur; dhe ndryshimit të Ligjit për gjendjen civile që parasheh të drejtën e ndryshimit të gjinisë.

Pra, mos lejoni me votën tuaj ndryshimet që as vet nuk i doni.

Mos lejoni që me ndeja, tubime dhe me një kafe të ju bindin ata që pretendojnë të fitojnë përqindje më shumë se tjerët. Realiteti është ndryshe, pasojat pastaj i bartim të gjithë.

Qëndroni me ne, dhe asnjëherë nuk do të zhgënjeheni.

[  ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129

□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.