DYLON

Mrika Krasniqi Shala kërkon mbështetje me votë nga tifozëria e Gjilanit dhe nga Intelektualët

Mrika Krasniqi Shala kërkon mbështetje me votë nga tifozëria e Gjilanit dhe nga Intelektualët
Avatar photo Redaksia

Kandidatja për deputete nga radhët e Koalicionit për Familjen, Mrika Krasniqi Shala, kërkon votën e tifozëve Gjilanas, duke u premtuar se si deputete e ardhshme nuk do të votojë buxhetin nëse stadiumi i qytetit të Komunës së Gjilanit nuk do të jetë pjesë e këtij planifikimi buxhetor.

Stadiumi i Gjilanit do të jetë njëra nga projektet më madhore sportive të Komunës sonë.

Mrika Krasniqi Shala thekson se vota e saj në parlament nuk do të jetë asnjëherë sa për t’i përmbushur apetitet e dikujt, dhe nuk do të ketë votë pro nëse qytetarët e Komunës së Gjilanit do të penalizohen nga ajo.
Ju premtoj se nëse vota ime do të jetë determinante e formimit të qeverisë së ardhshme, nuk do të jetë pro, nëse ky projekt nuk futet në zbatim menjëherë.

Kërkoj mbështetje me votë nga Ju tifozë të dashur.
Vota juaj për stadiumin e Gjilanit tani është vendimtare.

[ ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129
□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.