Mrika Krasniqi Shala është kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Studimet i ka përfunduar në Shkenca Ekonomike, drejtimi Administrim Biznesi.
Përvojën profesionale e ushtron në fushën e burimeve njerëzore dhe administratës. Angazhimin politik e ka filluar në Gjilan, ku edhe po e zhvillon fushatën. Bazuar në përvojën e saj në burime njerëzore, Mrika Krasniqi Shala thotë që ka potencial të jashtëzakonshëm rinor në Komunën e Gjilanit.
Përgatitja e të rinjve për tregun e punës duhet të fillojë në moshë të hershme ndërsa për përcaktimin profesional, është e nevojshme që të ndërtojmë sistem dhe krijojmë kushte.
Lidhur me ketë Mrika Krasniqi Shala ka përpiluar një program që synon ta realizojë gjatë mandatit në asamble.
“Prioritet i imi do të jetë mbështetja e të rinjve, në fushën e arsimit dhe përgatitjes profesionale. Në shkollat tona profesionale mungojnë kushtet për vijimin e praktikës, siç e kemi rastin me Shkollën e Mesme të Mjekësisë, pa lënë anash shkollat tjera. Në të gjitha mungojnë laboratorët për mësim praktik ose/dhe pajisjet e nevojshme. Gjithashtu, fokus i imi do të jetë përmirësimi i Shërbimit Shëndetësor në QKMF dhe QMF. Do të mundohem të ndikoj në zhvillimin e Sportit dhe Kulturës. Synim tjetër kam përmirësimin e kushteve për aktoret e teatrit të qytetit. Punë, përkushtim dhe drejtësi “. – Mrika Krasniqi Shala.
Voto #142 Partia e Drejtësisë
Voto #6 Mrika Krasniqi Shala
Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/