DYLON

Mrika Krasniqi Shala kërkon besimin qytetarë për asamble komunale

Mrika Krasniqi Shala kërkon besimin qytetarë për asamble komunale
Avatar photo Redaksia

Njëra ndër gjilanaset që do të kërkojë besimin qytetarë për ta mbështetur në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, që të jetë pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, do të jetë edhe Mrika Krasniqi Shala.

Tani më është bërë me dije se ajo do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së. E bindur se Gjilani meriton më shumë dhe më mirë, Mrika Krasniqi Shala ka bërë me dije se do ta kërkojë mbështetjen e qytetarëve, mbështetësve të saj, subjektit me të cilin garon, por edhe nga votuesit e papërcaktuar, që me votën e tyre të jetë zëri i tyre në Kuvend.

EkoHigjiena

Ja postim i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë,
të dashur mbështetës,
kryetarë të nëndegëve PDK-së në Gjilan dhe votues të papërcaktuar,

Në rrugën time politike, gjithmonë kam ecur me zemër të pastër dhe qëllim të qartë: të jem zëri i njerëzve të zakonshëm dhe në shërbim të së mirës së përbashkët. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, ju më besuat si kandidate për deputete nga Koalicioni për Familje – dhe për këtë besim, do të jem gjithmonë mirënjohëse.

Sot, në prag të zgjedhjeve vendore të 12 tetorit, ju ftoj sërish të bëhemi bashkë. Këtë herë, kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga lista fituese e PDK-së, së bashku me kandidatin tonë për kryetar, z. Riad Rashiti, me bindjen se Gjilani meriton më shumë dhe më mirë.

Për ju që ende nuk keni vendosur, ju ftoj të mos qëndroni neutral. Zgjedhjet vendimtare kërkojnë vendime të guximshme. Koha e premtimeve boshe ka kaluar – tani është koha e profesionistëve, njerëzve me integritet dhe përvojë.

Për kryetarët e nëndegëve të PDK-së, ju ftoj të jemi një trup i vetëm, një zë i vetëm. Angazhimi juaj është çelësi i suksesit tonë të përbashkët. Ta çojmë mesazhin tonë drejt çdo familjeje, çdo votuesi, me krenari dhe vendosmëri.

Për të gjithë ju që më keni përkrahur më parë – tani është momenti të jeni sërish krah meje. Kërkoj mbështetjen tuaj, sepse besoj fuqishëm se së bashku, me PDK-në dhe me vizionin e ri për Gjilanin, ne do të jemi ndryshimi.

12 Tetori nuk është vetëm një datë – është një mundësi historike. Mos e humbim.

Me respekt dhe përkushtim,
Mrika Krasniqi Shala
Kandidate për Asamblenë Komunale – PDK
Ekonomiste – Drejtim Administrim Biznesi