DYLON

Mrika Krasniqi Shala – Kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga Partia e Drejtësisë bën thirrje publike për mbështetje

Mrika Krasniqi Shala – Kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga Partia e Drejtësisë bën thirrje publike për mbështetje
Avatar photo Redaksia

Të nderuar bashkëqytetarë

Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit 2021 i shohim si një mundësi për të vendosur standarde të reja në skenën politike jo vetëm në komunën e Gjilanit, por edhe në nivel vendi.

EkoHigjiena

Vetëdija demokratike e qytetarëve të Gjilanit sot është e një niveli shumë të lartë dhe janë krijuar të gjitha kushtet që në këto zgjedhje të garojmë nëpërmjet programeve cilësore dhe alternativave të reja në funksion të krijimit të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët të Gjilanit

Synimi jonë është ta shndërrojmë Gjilanin në një Komunë me perspektivë, zhvillim ekonomik dhe social, arsim dhe kulturë cilësore, urbanizëm bashkëkohorë, shërbime komunale efikase dhe vendbanim i barabarësisë, harmonisë dhe tolerancës në mes kulturave dhe civilizimeve alternative.

Ka ardhur koha që komuna e Gjilanit përfundimisht të fillon procesin e ndryshimit përmbajtjesor, duke u transformuar në një Komunë europiane në të gjitha drejtimet e jetës ekonomike dhe sociale. Gjilanit  i nevojitet një Asamble e re, që synimin kryesor ta ketë plotësimin e kërkesave të qytetarëve, dhe në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës tërësisht t’u përkushtohet qytetarëve të Gjilanit.

Ekipi i mbledhur për rreth Partisë së Drejtësisë në Gjilan posedon të gjitha vlerat morale dhe

profesionale, dhe është i vendosur që me përkushtimin më të madh të punon

për të ndërtuar një Gjilan  ashtu siç e meritojmë dhe e dëshirojmë të gjithë së bashku.

Në këto zgjedhje futemi me dije, përvojë, guxim dhe vizion për të ndryshuar të tashmen dhe për ta zëvendësuar atë me një të ardhme me perspektivë në funksion të krijimit të një mjedisi atraktiv me të cilin do të krenohemi si qytetar të komunës së Gjilanit .

Besimi juaj është amanet dhe detyrim të cilit do t’i përkushtohemi me gjithë qenjën tonë.

Ju ftoj që këto ndryshime kaq të rëndësishme t’i bëjmë së bashku nëpërmjet votës tuaj të lirë.

Voto# 142 Partia e Drejtësisë 

Voto# 142 Për Qeverisje të Drejtë 

Voto# 6 Mrika Krasniqi Shala

Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/