DYLON

Mrika Krasniqi Shala i bashkohet listës garuese të PDK-së për Asamblenë Komunale të Gjilanit

Mrika Krasniqi Shala i bashkohet listës garuese të PDK-së për Asamblenë Komunale të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Mrika Krasniqi Shala.

“Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë edhe një emër të njohur në diskursin publik e politik të vendit Mrika Krasniqi Shala, e cila i bashkohet listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale në Gjilan. Mrika është një profil i veçantë që sjell me vete përvojë politike, integritet personal dhe përkushtim të palëkundur ndaj vlerave familjare, edukimit dhe trashëgimisë kulturore”, ka thënë Rashiti.

EkoHigjiena

Ai tha tutje se Mrika Krasniqi Shala ka qenë pjesë e garës parlamentare si kandidate për deputete nga Lista për Familjen dhe tash po i bashkohet një platforme më të gjerë qytetare e zhvillimore, duke zgjedhur të japë kontributin e saj në skenën lokale aty ku vendimet prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve.

“Zëri i saj i qartë për çështje të identitetit, përfaqësimit të gruas dhe ruajtjes së vlerave themelore shoqërore, është pikërisht ajo që i nevojitet Kuvendit Komunal të Gjilanit. Prania e saj në listën tonë është vlerë e shtuar për PDK-në, por mbi të gjitha për qytetarët e Gjilanit që kërkojnë përfaqësim me guxim, bindje dhe qëndrueshmëri morale”, thotë tutje Rashiti i PDK-së.

Sipas tij, me Mrikën në ekip, po ndërtojmë një përfaqësim gjithëpërfshirës që bashkon profesionalizmin, vlerat dhe përkushtimin qytetar.

“E mirëpresim në familjen politike të PDK-së dhe i urojmë mirëseardhje në një projekt që synon më shumë drejtësi, më shumë zhvillim dhe më shumë zë për të gjithë. Zëri i saj do të jetë zëri i vlerave që e bëjnë Gjilanin më të fortë”, thotë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së, Dega në Gjilan.  /2LONLINE/