DYLON

Mrika Krasniqi Shala: Do të jem zëri i sportistëve, artistëve dhe rinisë në Kuvendin Komunal

Mrika Krasniqi Shala: Do të jem zëri i sportistëve, artistëve dhe rinisë në Kuvendin Komunal
Avatar photo Redaksia

Mrika Krasniqi Shala, e cila është kandidate për Asamblenë Komunale në listën e PDK-së, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, thotë se sporti dhe kultura janë pasuri të paçmueshme të qytetit tonë duke mos harru t’i përmendin dy klubet që investojnë mijëra euro si FC Drita dhe SC Gjilani. Ato jo vetëm që na japin identitet dhe krenari, por edhe krijojnë gjenerata të shëndetshme, të edukuar dhe të lidhura me vlerat tona.

“Si kandidate për Kuvendin Komunal, zotimi im është i qartë: Të mbështes klubet sportive lokale dhe talentet e rinj që shpesh mungesën e përkrahjes e kanë pengesë për sukses. Të krijoj kushte më të mira për sallat sportive dhe terrenet e hapura për fëmijët dhe të rinjtë tanë. Të fuqizojmë aktivitetet kulturore – teatrot, koncertet, ekspozitat dhe shoqëritë kulturore – që ruajnë traditën dhe zhvillojnë krijimtarinë e re. Të sigurojmë financim transparent e të barabartë për sportin dhe kulturën në Gjilan, duke i kthyer këto fusha në prioritet zhvillimor”, ka thënë Mrika Krasniqi Shala.

EkoHigjiena

Ajo shtoi se një qytet me sport të fortë dhe kulturë të gjallë është një qytet me rini aktive, me komunitet të bashkuar dhe me imazh pozitiv në gjithë Kosovën.

“Me votën tuaj për mua, do të jem zëri i sportistëve, artistëve dhe rinisë në Kuvendin Komunal”, thotë Mrika Krasniqi Shala. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.