DYLON

Mrekullitë e qumështit të gjirit

Avatar photo Redaksia

Qumështi i gjirit është unik. Me më shumë se 200 lloje sheqeri, dyfish në krahasim me atë të lopës, është më kompleksi në krahasim me qumështin e gjitarëve të tjerë. Një studim i Universitetit të Zyrihut, i publikuar në revistën “Trends in Biochemical Sciences”, ka analizuar të dhënat e disa studimeve të mëparshme.

Qumështi i gjirit është ushqimi i parë që konsumojmë por shumë prej molekulave të sheqerit të tij nuk shërbejnë për të ushqyer fëmijën.

EkoHigjiena

Fëmijët e porsalindur nuk kanë asnjë lloj bakteri në organet e tretjes, por pak ditë pas lindjes, këto lloj bakteresh bëhen miliona. Sheqeri i qumështit të nënës është “ushqimi” i parë i këtyre baktereve.

“Impakti i parë i qumështit të gjirit është krijimi i kushteve për kolonizimin e stomakut me grupe specifike bakteresh që mund t’i tresin ato. Të porsalindurit nuk kanë “pajisjen e duhur” për t’i tretur.

Qumështi i gjirit ndihmon edhe në ndërtimin e sistemit imunitar të fëmijës. Menjëherë pas lindjes, ai është i pasur me antitrupa dhe molekula që ngadalësojnë rritjen e baktereve të rrezikshme, koordinojnë aktivitetin e qelizave dhe rruazave të bardha të gjakut.

Një muaj nga lindja, kur fëmija nis të zhvillojë sistemin imunitar, përbërja e qumështit ndryshon dhe niveli i antitrupave reduktohet me 90 për qind. Gjithashtu, bie edhe numri i llojeve të molekulave të sheqerit, ndërsa numri i yndyrnave dhe elementëve të tjerë ushqyes shtohet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.