MPB me udhëzues për operatorët ekonomik

MPB me udhëzues për operatorët ekonomik

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njofton të gjithë operatorët ekonomik se sot, e mërkure, me datën 25 mars, nga ora 10:00, deri në ora 18:00, nuk ka kufizim të lëvizjes për punonjësit dhe administratën e operatorëve ekonomik.

Njoftohen të gjithë operatorët ekonomik të fushë veprimtarisë, të cilëve u është e lejuar qarkullimi në bazë të vendimit të Qeverisë me numër: 1/15 të datën 23.03.2020, si dhe me urdhëresë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike(MEPTINIS), të datës 23.03.2020, rreth klasifikimit të veprimtarive ekonomike, sipas kodeve NACE, që sot me datën 25 mars, e mërkure, nga ora 10:00, deri në 18:00 nuk ka kufizim të lëvizjes për punonjësit dhe administratën e këtyre operatorëve.

Sot gjatë ditës Ministria përmes një konference për media do të qartësojë dhe ofrojë udhëzimet se si do të rregullohet funksionimi i veprimtarive ekonomike dhe lëvizjes së punonjësve të tyre gjatë masave të aplikuara.

KOMENTE