DYLON

Mozaikut të fitores tonë, po i bashkohet fuqishëm edhe Bresalci, Kishnapole dhe Vërbica e Zhegocit

Mozaikut të fitores tonë, po i bashkohet fuqishëm edhe Bresalci, Kishnapole dhe Vërbica e Zhegocit
Avatar photo Redaksia

Mobilizim dhe mikëpritje e jashtëzakonshme në Bresalc për kandidaten për kryetare të Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, ku bashkë me kandidaten për asamble komunale nga ky lokalitet, Iliriana Uruqi dhe me banorët e këtij fshati diskutuam për problemet që nuk janë zgjidhur nga pushteti aktual duke filluar nga mungesa e sallës sportive, trotuareve dhe ujit të pijes.

Poashtu edhe kandidatët për asamble Rexhep Sejdiu dhe Ramadan Azemi prezantuan prioritetet të cilat janë përfshirë në programin qeverisës të kryetarës së ardhshme Leonora Morina Bunjaku.

EkoHigjiena

Këto tri lokalitete, gjithmonë ka qenë në përkrahje të Partisë Demokratike dhe kjo do të dëshmohet edhe më 17 tetor.

Bresalci nuk e meriton gjendjen aktuale, por e meriton një qeverisje më të mirë dhe të dinjitetshme. Kjo do të arrihet me ardhjen e PDK-së pushtet!

#BashkëpërGjilanin

#LeonoraMorinaBunjaku

#PDK177

#rexhepsejdiu11

#ilirianauruqi15

#ramadanazemi16

Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.