Trajneri i Manchester Unitedit flet për talentin shqiptar dhe situatën e tij pas angazhimit të spanjollit nga Chelsea, Juan Mata.
David Moyes, trajner i Manchester Unitedit pranoi se angazhimi i mesfushorit të Chelseat, Juan Mata do të bëjë presion tek Adnan Januzaj. Pas lëndimit të wayne Rooney dhe Robin van Persie, talenti shqiptar 18 vjeçar kishte pasur përgjegjësinë në lojë.
Moyes ka qenë i kënaqur me angazhimin të riut. “Kemi angazhuar Adnanin shumë, ndoshta edhe më shumë se sa që kemi dashur. Por ai është dëshmuar se mund të luaj ndeshje të mëdha. Nuk kishte rëndësi për të se në cilën lojë luante. Ai është e ardhmja e klub”, tha Moyes.
Januzaj në tetor nënshkroi kontratë pesë vjeçare me “djjat e kuq”. Babai i tij, Abedini ka dashur që e ardhmja e të birit të zgjidhet para se ata të vendosin se për cilën kombëtare do të luaj djali. E para është arritur, e dyta pret zgjedhje./sporti1.com/