DYLON

Mourinho pikëllohet nga vdekja e Tito Vilanova

Avatar photo Redaksia

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta pasi mori lajmin se ndërroi jetë ish-trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova. 45 vjeçari ndërroi jetë pasditën e të premtës pas një operimi të dështuar në stomak për kancerin nga i cili po trajtohej.

Eshtë Mourinho ai që ka reaguar menjëherë. Njeriu që ia vuri gishtin në sy në skandalin e madh të SuperClasicos në finalen e Superkupës së Spanjës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Titos. “Vdekja e Tito Vilanovas është e bën këtë ditë pikëlluese për futbollin, për Barcelonën dhe në veçanti për familjen dhe miqtë”.

EkoHigjiena

“Në emër të të gjithë klubit të Cheleat, unë i dërgoj ngushëllime të thella e të sinqerta futbollit, Barcelonës dhe familjarëve të Titos”, ka deklaruar Mourinho.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.