Gjilan – (2LONLINE) – Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe motokros klub “MC – 06” është organizuar sot gara ndërkombëtare e motokrosit me garues pos nga Kosova dhe rajoni edhe nga Zvicra dhe Gjermania.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, ka falënderuar të gjithë garuesit e me theks të veçantë ata të ardhur prej jashtë Kosovës si nga rajoni ashtu edhe nga Zvicra dhe Gjermania, duke ju dëshiruar një garë të lehtë të gjithëve në një terren mjaft të vështir. Mustafa ka thënë se kjo garë është një show i vërtetë. Ky është viti i dytë i organizimit dhe tashmë është bërë tradicional ku do të organizohet çdo vit. Ai ka thënë se pjesëmarrja ndërkombëtare është një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave me motorristët e tjerë. Gjithashtu kryetari ka bërë edhe hapjen e garës që organizohet në dy kategori, E1 dhe E2.
Ndërsa Qemajl Sermagjaj, që ishte një person ndërmjetësues dhe organizues për të sjellë garuesit nga Zvicra dhe Gjermania, vetëm ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen e mirë që u është bërë të gjithëve në Gjilan dhe u ka dëshiruar fat garuesve.
Ndryshe shtegu i kësaj gare është i gjatë 9 kilometra dhe po organizohet në fshatin Stanishor në një terren të përsier fushor dhe malor. /2lonline/